Yll Rugova emërohet drejtor i Kulturës në Prishtinë, Gashi i Bujqësisë

Yll Rugova emërohet drejtor i Kulturës në Prishtinë, Gashi i Bujqësisë

20 janar 2018 22:30

Yll Rugova është zgjedhur drejtor i Kulturës në Prishtinë, përderisa Shkumbin Gashi nga radhët e AKR-së është emëruar drejtor i Bujqësisë.

Këshilltari komunal nga radhët e Vetëvendosjes, Yll Rugova, siç mëson emisioni 038 në KTV, është emëruar në këtë pozitë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti të enjten, pas seancës së Kuvendit Komunal.

Ahmeti gjithashtu ka emëruar edhe Shkumbin Gashin si drejtor të Bujqësisë, i cili është nga radhët e AKR-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme