Agim Kuleta, këshilltar i Lëvizjes për Bashkim në Komunën e Prishtinës, pritet të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në mbledhjen e së enjtes.
Ai ka thënë për emisionin “038” të KTV-së se pret që të votohet dhe përkrahet nga shumica e këshilltarëve.
Kuleta do të zëvendësojë Halim Halimin e LDK-së, i cili udhëhoqi këtë Kuvend për 4 vjet.
Propozimin për Kuletën si kryesues i KK të Prishtinës do ta bëjë kryetari Shpend Ahmeti.
-
17 janar 2018 14:11
-
Shpërndaje në: