Ahmeti pret në takim ish-presidentin shqiptar, Alfred Mojsiu

Ahmeti pret në takim ish-presidentin shqiptar, Alfred Mojsiu

20 mars 2017 19:07

Kryetari i ​Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në orët e pasdites priti në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Mojsiu.

“Në një takim të përzemërt, Kryetari Ahmeti e informoi Presidentin Mojsiu për punët e bëra gjatë tërë mandatit në Komunën e Prishtinës, që përkundër sfidave e pengesave u përkthyen në të arritura e suksese”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

Nga ana e tij, Mojsiu citohet të ketë përgëzuar Ahmetin për punën e bërë dhe uroi që zhvillimi i Prishtinës të vazhdojë edhe më tej, ashtu si i ka hije një kryeqyteti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme