Arbëri

Ismaili: Ende s’kemi plan për spitalin e qytetit

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se që nga viti 2009 është folur për ndërtimin e spitalit të qytetit, por megjithatë ende nuk kanë asnjë plan rreth tij.

Për sa i përket mjekësisë familjare, ka thënë se do të shqyrtojë që të plotësojë të gjitha kushtet për qytetarët.

Ai në emisionin 038 të KTV-së, tha se investimet në QKUK kanë munguar vazhdimit.

“Është institucion që nuk i përngjan QKUK-së. Nuk ka as pamje mirëseardhjeje. Kam filluar me plane për të investuar në QKUK”, tha ai.

Ai shtoi se do të investojë në renovim, në pajisje e gjithashtu do të ndryshojë pamjen.

“Në spitalet tona deri tani ka pasë investime të cilat nuk vërehen fare”, shtoi ai.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet private, shkojnë për arsye se gjejnë ambiente më të pastra, që premton se do t’i sjellë edhe në QKUK.

Ai tregoi edhe pse i është kërkuar nga AKP-ja të jap dorëheqje nga pozita që kishte në disa lokale në qytet.

“Realisht ligji thotë se jeni person që përderisa jeni në një pozitë zyrtare, nuk keni të drejtë të jeni në një biznes”, tha ai.

“Kam katër lokale të mija në Prishtinë dhe jam ndërmarrës me dy partnerë të tjerë”, shtoi ai, e tha se ka hequr dorë vetëm nga bizneset dhe menaxhimi por jo nga punët për të cilat, siç thotë ai, ka punuar me djersë për familjen e tij.