Arbëri

Nga FSHMN paralajmërojnë protesta nëse u vonohet përgjigja për objekt të ri

Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, sërish kanë kërkuar nga zyrtarë të komunës së Prishtinës që të mbajnë premtimin për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri.

Ata thanë se kushtet ku zhvillohet mësimi janë jashtëzakonisht të këqija, ndaj shpresojnë se ndarja e lokacionit do të kontribuonte në fillimin e ndërtimit të objektit të ri.

Florent Bivolaku përfaqësues i studentëve të FSHMN-së, thotë se ndihen të anashkaluar nga komuna ndaj dhe ka paralajmëruar masa sindikale.

E, dekani i këtij Fakulteti, Tahir Arbneshi, thotë se studentët janë jashtëzakonisht të mirë, krahasuar me kushtet që ua ofron ky institucion.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se komuna është në fazën e verifikimit të pronave dhe shpejt do të ketë lajme të mira.