Arbëri

Morina: Në Prishtinë ka ndotje të ajrit, por s’jemi në fazë ekstreme

Descriptive Text

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në kuadër të Ministrisë së Ambientit të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se në Prishtinë ka ndotje, por megjithatë nuk bëhet fjalë për fazën më të rrezikshme.

“Shumë qytete në botë në mëngjes kanë qenë më të ndotura se Prishtina. Ka momente kur në mbrëmje Prishtina është e ndotur, por jo më shumë se Shkupi asnjëherë. Mirëpo, tejkalimet janë evidente, ka tejkalim të normave, por gjendja është në një fazë të moderuar. Kemi tri faza që janë më të rrezikshme, por që nuk janë arritur akoma”, është shprehur Morina për televizionin publik.

Sipas tij, masat që janë marrë përballë gjendjes janë një plan veprimi ku bashkëveprojnë shumë faktorë institucionalë.

Morina ka thënë se shumë qytete në rajon janë duke u ballafaquar me problem të njëjtë.