Arbëri

Pilot-projekt kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Descriptive Text

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka zgjedhur Prishtinën për ta nisur pilotimin e projektit për inventarin e ndotësve në ajër, modelimin dhe shpërndarjen e ndotjes së ajrit, si dhe për planin e reduktimit të ndotjes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtues të Ministrisë kanë thënë se në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit janë adresuar dy projekte me donatorë dhe se pilotimi i tyre nis me Prishtinën.

“Njëra mbështetje vjen nga Qeveria Japoneze, përkatësisht Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe tjera në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, ka thënë Leutrim Sahiti, nga kabineti i ministres së Mjedisit, Albena Reshitaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)