Postierit që shpërndante fshehurazi letra dashurie, në çdo stinë të vitit s`i ka mbetur tjetër, pos të shpërndajë dërgesa të diasporës për familjarë të tyre, apo gjëra që blihen online nga banorët e Kosovës.
Tre vjet para pensionimit, postieri 62-vjeçar, Salih Arifi nga fshati Rimanishtë i Prishtinës, kujton me nostalgji kohën kur gjatë një dite shpërndante një thes me letra, shkruan “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNostalgjia për letrat
Për 40 vjet, Arifi ka shpërndarë letra në lagjen e njëjtë-“Dardania” të Prishtinës. Të kryeqytetit të fshehtësive të mëdha, që shpeshherë vetëm ai dhe dy të dashuruarit i dinin.
“Nuk ua kam zbuluar kurrë të tjerëve fshehtësitë e tyre”, thotë ai, ndërsa nuk e fsheh nostalgjinë që tani ka për kohën e letrave të dashurive të fshehta.
Por, siç thotë se shumë nga ta sot janë bashkë dhe kanë krijuar familje. Ata kanë ndryshuar. Janë rritur në moshë dhe në profesion... Por ata e njohin postierin e fshehtësive të tyre, së paku nga përshëndetjet e shpeshta që merr Arifi në ‘patrullimin’ e tij të çdoditshëm në kryeqytet... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin special të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)