Muzikë “live” e shumë fishekzjarrë përcjellin ndërrimin e moteve në Prishtinë

01 janar 2018 19:05

Tingujt e muzikës “live” dhe “tregu i fundvitit” i kanë mbajtur të disponuar qytetarët, që e pritën ndërrimin e moteve në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Përfundimi i numërimit mbrapsht, është përcjellë me fishekzjarrë që kanë ndriçuar qiellin e Prishtinës.

Organizimit “Prite n’Shesh” i është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, që ka uruar qytetarët për një vit më të mirë.

Edhe në natën e ndërrimit të moteve, ai është zotuar për projekte të mëdha për kryeqytetin.

E, derisa kanë dhënë urimet e tyre, qytetarët kanë kërkuar më shumë punë nga institucionet shtetërore në vitin 2018.

Këtë herë, festa në kryeqytet është shënuar me më pak incidente, ndërsa ka pasur shtim të masave të sigurisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme