Emërohen vetëm 5 drejtorë komunalë Foto: Koha

Emërohen vetëm 5 drejtorë komunalë

27 dhjetor 2017 08:22

Një javë pasi që e ka siguruar shumicën në Kuvend, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ende nuk e ka krijuar qeverinë lokale.

Deri tani, bazuar në njoftimet e publikuara në formë vendimesh, në sajtin zyrtar të Komunës, kryetari Ahmeti ka emëruar vetëm pesë drejtorë të drejtorive, si dhe shefen e kabinetit të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tre nga këta drejtorë janë të njëjtit që kanë qenë edhe në mandatin e shkuar. Fjala është për drejtorin e Shëndetësisë, Arben Vitia, atë të Kadastrës, Nora Kelmendi, dhe drejtorin e Administratës, Muhedin Nushi, të cilët do të jenë në po këto pozita edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Ndërsa Genc Bashota është emëruar drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Drejtor i ri i Urbanizmit do të jetë Ardian Olluri. Ndërkaq Diellza Kelmendi është emëruar shefe e kabinetit të Ahmetit.

Por në disa media janë publikuar edhe emra të tjerë që janë përmendur se do të jenë drejtorë të Komunës së Prishtinës nga partitë e tjera. Kështu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është thënë se do të ketë tri drejtori, dhe se në marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë AAK-ja pritet të udhëheqë drejtoritë, si atë të Arsimit, Inspektoratit dhe Sportit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme