Pjesa qendrore e Prishtinës pa energji për shkak të KOSTT-it

Pjesa qendrore e Prishtinës pa energji për shkak të KOSTT-it

26 dhjetor 2017 17:41

KEDS njofton se pjesa qendrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT'it.

Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e furnizimit në Transformatorin nr 2.

Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme