Projekti për rregullimin e hapësirës te Varrezat e Dëshmorëve nis në mot Foto: Koha

Projekti për rregullimin e hapësirës te Varrezat e Dëshmorëve nis në mot

25 dhjetor 2017 08:25

Komuna e Prishtinës, ka marrë vendimin për të çuar në fund projektin për rregullimin e hapësirës te Varrezat e Dëshmorëve, pasi që atë e pati nisur Ministria e Planifikimit Hapësinor para 5 vjetësh, por projekti s’është kryer, shkruan sot “Koha Ditore”.

Miranda Mullafazalia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës ka thënë se projekti për rregullimin e kësaj hapësire tashmë është hartuar nga Komuna, dhe zbatimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

Kështu, Komuna pritet se do të rregullojë më në fund këtë hapësirë të vizitorëve të shumë, e cila njihet si Memoriali i Dëshmorëve pasi aty gjendet Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, por edhe varri i presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa njihet edhe si kompleksi memorial “Dr.Ibrahim Rugova” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme