Haradinaj nënshkruan vendimin për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Prishtinës

Haradinaj nënshkruan vendimin për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Prishtinës

22 dhjetor 2017 09:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ka nënshkruar vendimin që Pallati i Rinisë, nga AKP-ja, t’i kalojë në pronësi Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.

“Sapo e nënshkrova vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Pallati i Rinisë do të jetë kompani publike-lokale, i cili do të shërbejë për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme