Arbëri

Komuna e Prishtinës pastron deponinë ilegale të mbeturinave në Kolovicë

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se gjatë ditës së djeshme kanë bërë pastrimin e një deponie joformale në Kolovicë të Prishtinës.

“Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë”, ka bërë me dije kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka lutur banorët për t’i dalë në ndihmë Komunës në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej.

“Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit”, ka shkruar në fund Ahmeti.