Autobusët e rinj filluan qarkullimin në Prishtinë

Autobusët e rinj filluan qarkullimin në Prishtinë

17 shkurt 2017 08:39

Sot në Prishtinë ka filluar qarkullimi i autobusëve të rinj të trafikut urban.

Për fillim autobusët lëvizin në dy linja: në linjën 1, Prishtinë – Fushë Kosovë dhe linja 4 – Kodra e Diellit - Gërmi, transmeton Koha.net.

Në Ditën e Pavarësisë së vendit dhe në ditën e parë të qarkullimit të abusëve të rinj, udhëtimi për pasagjerë është pa pagesë.

Komuna e Prishtinë, me kredinë për të cilën ka garantuar Qeveria, pritet të pajiset me 51 autobusë për trafikun urban.

Në promovimin e autobusëve dhe në vënien e tyre në qarkullim për trafikun urban, mori pjesë nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke uruar qytetarët për 9-vjetorin e pavarësisë, ka thënë se Republika bëhet me punë të mira si kjo.

Ai ka thënë se pavarësisht pengesave, ata kanë arritur të reformojnë Trafikun Urban, duke e kthyer nga një ndërmarrje buzë falimentimit, në një ndërmarrje shembull për ringjalljen e një ndërmarrjeje publike.

Sejdiu ka shtuar se kryeshefi Halil Mustafa po vazhdon punën e tij, sikurse edhe sekretari Hafir Hamiti dhe punëtorët tjerë, pasi bordi nuk është legjitim, pasi komisioni i aksionarëve nuk është i kompletuar. Ndërkohë, shefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka uruar qytetarët dhe ka thënë se shpreson që do t’u ofrojnë shërbime më cilësorë qytetarëve.

Ndërkohë shefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka uruar qytetarët dhe ka thënë se shpreson që do t’u ofrojnë shërbime cilësore qytetarëve.

Mustafa ka thënë se ata nuk do të ndalen dhe luftojnë të keqen përkundër përpjekjeve të disave për ta dëmtuar Trafikun Urban. Mustafa ka shtuar se pos shërbimeve më të mira, ai synon që deri në fund të vitit tua rrisë pagat punëtorëve nga 280 në mbi 400 euro.

 


Autobusët e rinj filluan qarkullimin në Prishtinë by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme