KEDS-i injoron kërkesat për rregullim të shtyllave elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i injoron kërkesat për rregullim të shtyllave elektrike

18 dhjetor 2017 08:52

Prishja e shtyllës elektrike në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zllatar të Prishtinës, të cilën qe prej një viti më nuk ia rregulloi kompania KEDS-it, duke i krijuar pastaj probleme të njëpasnjëshme, e ka shtyrë Mujë Plakollin që ta qesë në shitje shtëpinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Plakolli tregon se e kishte ndërtuar këtë shtëpi, në vitin 2001, me paratë që kishte fituar me djersë përgjatë shumë vitesh jashtë vendit.

Ai thotë se kur e ka ndërtuar shtëpinë, shtylla elektrike prej druri ka qenë e vendosur jo fort larg shtëpisë së tij. Por në verën e vitit të kaluar pasi kishte fryrë një erë e fortë, shtylla ishte rrëzuar edhe si pasojë e vjetërsisë, pasi që ajo edhe ishte kalbur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme