Dy familje të Keqekollës mbeten pa lopë – dyshojnë se policia po bashkëpunon me hajna

16 dhjetor 2017 21:44

Orët e para të së premtes, familjeve Sopiani e Abazi të fshatit Keqekollë të Komunës së Prishtinës, u kushtuan mjaft shtrenjtë.

Dy nga pesë lopë sa kishte gjithsej Hamdi Sopiani, persona të panjohur arritën t’ia merrnin, ani se vendi ku i mbante ishte pak hapa larg nga dera e shtëpisë, raporton KTV.

Ai tregon se burimi i vetëm për mbajtjen e familjes në këtë fshat të largët ishin ato.

Vëllai i tij, tregon se ky nuk është rasti i vetëm në fshat, e shpreh dyshimet në organet përgjegjëse.

Në po të njëjtën natë tre krerë lopë iu morën edhe Xhavit Abazit.

Ai tregon se vlera e tyre arrin shumën e 5 mijë eurove, e për të arritur këtë pasuri thotë të ketë punuar tash e sa vjet.

Pavarësisht tentimit të Kohavisionit për të marrë një përgjigje nga zyrtarë të Policisë për Rajonin e Prishtinës, kontakti ka qenë i pamundur pasi nuk u janë përgjigjur telefonatave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk është raportuar për këtë rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme