Si i komentojnë qytetarët masat e sigurisë nëpër sheshet e Prishtinës

15 dhjetor 2017 21:42

Ka disa vjet që Komuna e Prishtinës hap tregun dimëror në sheshin “Zahir Pajaziti”. Tregje të tilla ka në të gjithë botën në prag të festave të fundvitit, raporton emisioni “038” në KTV.

Por këto mjedise kanë qenë edhe cak i sulmeve terroriste dhe Policia ka kërkuar masa shtesë sigurie.

Muret mbrojtëse nga betoni i vendosi ditë më parë edhe Komuna e Prishtinës, me kërkesë të Policisë së Kosovës.

E këto janë mbrojtëset e dyta, pasi që një vit më parë Komuna vendosi pengesa të lëvizshme në hyrje të këtyre hapësirave.

Megjithatë, mbrojtëset lëvizëse nuk janë nga betoni dhe mund të dëmtohen për të mundësuar hyrjen në sheshe.

Mbyllja për vetura e hyrjeve të shesheve nuk i ka shqetësuar qytetarët. Ata thonë se Kosova nuk është e rrezikuar nga ndonjë sulm terrorist.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të japë detaje por zyrtarë të saj kanë thënë t’i referohemi komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, e cila njofton për vendosjen e këtyre mbrojtëseve nga betoni, të cilat janë vendosur edhe nëpër sheshe të qyteteve tjera nëpër Evropë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme