Arbëri

Megjithatë nuk do të ketë nga sonte furnizim me ujë 24 orë

Me gjithë pritjet e premtimet e bëra, sonte nuk do të ndodhë furnizimi i pandërprerë i ujit në rajonin e Prishtinës.

“Sonte nuk do të ndodhë një furnizim 24 orë me ujë, por një gjë e tillë do të ndodhë nga 27 marsi”, kështu ka thënë në “038”, kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.

Ai ka thënë se deri me 27 mars Prishtina do të furnizohet njëjtë, sikurse që është furnizuar deri tani, pasi janë duke u kryer disa testime.

Ndërsa ka shtuar se edhe një jave pritje nuk është shumë në krahasim me pritjen 17 vjeçare.