Ahmeti: Ndërtimi i objektit të FSHMN-së pritet të nisë në pranverë Foto: Koha / arkiv

Ahmeti: Ndërtimi i objektit të FSHMN-së pritet të nisë në pranverë

12 dhjetor 2017 06:42

Në pranverë të vitit 2018 pritet të nisë ndërtimi i objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN). Këtë zotim e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të hënën, pas takimit që e ka zhvilluar me përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, drejtues të FSHMN-së, dhe me përfaqësues të studentëve të këtij fakulteti.

Takimi ka ardhur si rezultat i një proteste të mbajtur javën e kaluar nga studentë të FSHMN-së, drejtues të këtij fakulteti e përfaqësues të UP-së, të cilët kërkonin që të caktohet sa më shpejt lokacioni për ndërtimin e objektit të këtij fakulteti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ahmeti i ka prezantuar dy opsione për ndërtimin e objektit të këtij fakulteti, njëri afër Fakultetit Teknik dhe tjetri në kampusin universitar. Opsioni i dytë, sipas tij, ka disa probleme për t’u realizuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme