Disa shkolla në Prishtinë po përballen me mungesë të ngrohjes Foto: Koha / ilustrim

Disa shkolla në Prishtinë po përballen me mungesë të ngrohjes

11 dhjetor 2017 22:38

Në këto ditë të ftohta, shkolla fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, nga e premtja ka mbetur pa ngrohje.

Për këtë shkak, disa mësues janë detyruar të mbajnë më pak orë.

E gjithë kjo ka ardhur nga disa prishje teknike të pajisjeve të stërvjetëruara.

Zv/drejtori i kësaj shkolle njofton se që në orët e pasdites, kjo shkollë është furnizuar me ngrohje, por jo sa duhet.

Kurse Komuna e Prishtinës, me anë të një e-maili, i ka thënë televizionit publik se i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit sa i përket ngrohjes në institucionet arsimore dhe të gjitha janë të furnizuara me lëndë djegëse.

Në Komunën e Prishtinës janë 86 objekte të institucioneve arsimore që shfrytëzojnë ngrohjen, ndërsa 13 objekte furnizohen nga rrjeti i ngrohjes “Termokos”.

Po ashtu, është kontraktuar kompania e cila do ta mirëmbajë, sanojë dhe evitojë defektet dhe problemet teknike të mundshme.

Nuk është vetëm shkolla “Ismail Qemali” e cila ka mungesë të ngrohjes pasi ditë më parë edhe shkolla fillore “Naim Frashëri” ballafaqohej me telashe të njëjta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme