Arbëri

Ahmeti ndez dritat e festave të fundvitit, fton të gjithë qytetarët të vizitojnë sheshin

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sonte i ka ndezur dritat dekorative të festave të fund-vitit në Sheshin e Prishtinës.

Ahmeti, i cili mbante një djalë në duar, tha se është një prej pjesëve më të mira të vitit, kur me fëmijë i ndezim dritat.

“Është një prej pjesëve më të mira të vitit, kur me fëmijë i ndezim dritat. Sheshi tash është plot me drita. Për nja dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi që tash është bërë një atraksion çdo vit. Unë i thërras gjithë qytetarët jo vetëm të Prishtinës, që ta vizitojnë se më të vërtet duket bukur”, tha ai.

Ahmeti shtoi tani kur i ndezi dritat, po e sheh që sheshi po duket bukur, raporton Ksp.