Ndërmarrja “Termokos” SH.A., thotë se me qëllim të informimit të drejtë dhe për të shmangur dezinformimin e konsumatorëve njofton se mbrëmë, që nga ora 20:30, për shkak të problemeve në KEK është pamundësuar marrja e avullit deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Sipas njoftimit, kjo ka ndikuar në dobësimin e energjisë ngrohëse për gjithë konsumatorët. Por, me të filluar marrjen e sasive të para të avullit furnizimi me energji ngrohëse është stabilizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tanimë, pothuaj gjithë konsumatorët tanë janë duke u furnizuar me ngrohje të mjaftueshme, me përjashtim të një numri të vogël të konsumatorëve në qendër të qytetit, ku është identifikuar një rrjedhje. Ekipet tona janë duke punuar intensivisht për të sanuar këtë rrjedhje dhe për të rikthyer ngrohjen edhe për këta konsumatorë”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
“Shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ndërsa nga mediet kërkojmë që të kenë durim, që në raste të tilla të presin informacionet e sakta, ngase thellësisht besojmë se vetëm me informim të saktë do të përmbushin misionin e tyre fisnik”, thuhet më tej në njfotim.