Arbëri

Komuna e Prishtinës thotë se të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë të kalueshme pas reshjeve të dendura të borës që mbuluan pothuajse tërë territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e saj në FB, Komuna ka thënë se kanë vënë në dispozicion numra emergjentë të telefonit.

“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren, dhe pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme. Për çdo emergjencë, telefononi në numrat kujdestarë pa pagesë 080012233 dhe 080012244”, ka njoftuar Komuna.