Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shkabaj përurohet Fabrika e Ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, sot (e premte), do ta përurojë Fabrikën për përpunimin e ujit në Shkabaj, raporton Koha Ditore

Me fillimin e punës së saj Prishtina do të furnizohet me ujë pandërprerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky projekt do ta rrisë sasinë e ujit në 700 litra në sekondë, në fazën e parë. Ndërtimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj ka arritur koston në vlerë prej 35 milionë eurosh.

Financues të projektit janë: Qeveria e Kosovës me 5 milionë euro, Bashkimi Evropian me 5 milionë euro, teksa Komuna e Prishtinës ende nuk i ka dhënë afro 2.5 milionë euro.

Nga ky investim do të përfitojnë Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica.