Arbëri

Çelaj: PDK-ja ka bërë gabime strategjike në të kaluarën, nëse e ka njëmend e fiton Prishtinën

Descriptive Text

Shefi i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj në një intervistë në Interaktiv të KTV-së ka thënë se PDK-ja më parë kishte gabuar në strategjinë e saj në të kaluarën në Prishtinë, por nëse hyn njëmend thotë se do t’i fitojë zgjedhjet në kryeqytet.

Ai ka thënë se ende nuk është përfundimisht kandidati i PDK-së për Prishtinë, pasi për këtë do të vendos qendra.

“Nuk e di a do të jem unë kandidati. Dega e PDK-së më ka dhënë mbështje mua, por kjo nuk është përfundimtare pasi organi qendror vendos për këtë. Statuti i PDK-së dhe proceset e tjera tregojnë se kjo duhet të bëhet në koordinim me qendrën. Unë mund të jem njëri prej kandidatëve. PDK-ja ka njerëz që potencialisht mund të jenë kandidat në Prishtinë. Elektorati është konservativ, ai nuk do ndryshime drastike, me njerëz të panjohur. PDK-ja kishte bërë gabime strategjike në të kaluarën, por nëse e ka përnjëmend mund ta fitojë Prishtinën”, është shprehur Çelaj.

Ai më tutje ka thënë se PDK ka pasur rritje prej 60 për qind që kur kishte marrë udhëheqjen e degës në Prishtinë.

“Jemi partia e tretë dhe është vetëm një asamblist më pak se VV-ja. Në krahasim me zgjedhjet paraprake kemi pasur me mbi 5 mijë vota, pra rritje prej 60 për qind. Kemi trend rritës dhe unë besoj se qytetarët e Prishtinës janë lodhur nga qeverisjet e deritanishme”, ka thënë Çelaj.