Çelaj pyet se për çfarë do të mbahet mend Shpend Ahmeti me qeverisjen e tij në Prishtinë

Çelaj pyet se për çfarë do të mbahet mend Shpend Ahmeti me qeverisjen e tij në Prishtinë

17 mars 2017 00:02

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka kritikuar kryetarin aktual të kryeqytetit Shpend Ahmeti për mos-përmbushje të premtimeve zgjedhore, në mandatin e tij të deritashëm.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së për zhvillimet në Komunën e Prishtinës, Çelaj ka thënë se qeverisja e Ahmetit nuk ka bërë asgjë për t’u mbajtur në mend nga qyetetarët e kryeqytetit.

Ai ka krahasuar qeverisjen e Ahmetit me ish-kryetarët nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri e Isa Mustafa. Ka përmendur vetëm kifle, kunjat, autobusët dhe perceptimin se është ndalur korrupsioni, si të vetmet të arritura nga Ahmeti.

“Hajde po e zëmë se subjekti politik më ka verbëruar. A më tregoni me çka do të mbahet mend Shpend Ahmeti? Ismet Beqirin e mbajnë mend për sheshin. Isa Mustafën e mbajnë mend për Rrugën B dhe për disa rrugë të tjera. Këto janë pak, por a më tregoni për çka do ta mbajnë mend Shpend Ahmetin? Nuk ka asnjë shenjë nga qeverisja e tij. Autobusët janë të fundit, por ata do të amortizohen dhe vlera e tyre nuk do të përmendet më”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme