300 aksidente në komunikacion për afro një vit

300 aksidente në komunikacion për afro një vit

07 dhjetor 2017 08:39

Statistikat e Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se për 11 muaj të këtij viti në Prishtinë janë shënuar afro 300 aksidente, ku janë të përfshirë këmbësorët.

Në Komunën e Prishtinës, të mërkurën, kanë bërë të ditur se nuk do lejojnë vendosjen e paautorizuar të pengesave në rrugë me qëllim të pengimit të lëvizjes së makinave me shpejtësi, shkruan sot Koha Ditore.

Këto pengesa, sipas zyrtarëve komunalë, mund të vendosen vetëm nëse një pëlqim të tillë e jep komisioni i përbërë nga Komuna dhe Policia e Kosovës.

Miranda Mullafazlia, zyrtare për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se kërkesat qytetare për vendosjen e pengesave fizike nëpër rrugë shqyrtohen nga ekipet e zyrtarëve përkatës të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës dhe aprovimi ose jo varet nga shkalla e rrezikshmërisë dhe faktorët e tjerë relevantë...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme