Afro 800 mijë euro kostoja e sivjetme për ngrohjen e shkollave

Afro 800 mijë euro kostoja e sivjetme për ngrohjen e shkollave

06 dhjetor 2017 08:18

Nga afro 100 shkolla sa i ka gjithsej Komuna e Prishtinës, 86 prej tyre nuk janë të lidhura në rrjetin e ngrohjes së “Termokosit”. Për ngrohjen e tyre gjatë stinës së dimrit Komuna ka shpenzuar afro 800 mijë euro.

Në vitin e kaluar për sigurimin lëndëve djegëse nëpër shkolla Komuna pati shpenzuar afro 700 mijë euro, por në shumë shkolla ka pasur ankesa për mungesë të ngrohjes gjatë gjithë sezonit dimëror të vitit të shkuar shkollor, shkruan sot Koha Ditore.

Miranda Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se për këtë dimër Komuna i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon sa i përket ngrohjes në institucionet arsimore, dhe që të gjitha ato janë të furnizuara me lëndë djegëse. Ajo ka bërë të ditur se në Komunën e Prishtinës, që është më e madhja në vend, tanimë nuk ka asnjë institucion shkollor që ngrohet me thëngjill, e cila lëndë po konsiderohet si njëra ndër më të dëmshmet për shëndetin e njeriut dhe për ndotjen e ajrit...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme