Ylli Hoxha lë kryesimin e degës së Vetëvendosjes në Prishtinë

Ylli Hoxha lë kryesimin e degës së Vetëvendosjes në Prishtinë

04 dhjetor 2017 20:25

Shefi i deritashëm i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, ka vendosur që të japë dorëheqje nga kjo pozitë në parti. Ka thënë se organizatës në Prishtinë i duhet energji e re, derisa ka shprehur krenarinë për të arriturat e Vetëvendosjes në kryeqytet.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë e pa ndërhyrje postimin e Ylli Hoxhës

Te dashur aktiviste,

Urime kjo fitore tejet e rendesishme per te ardhmen e Komunes dhe Republikes. Per te ardhmen e Levizjes.

Ne garen per Kryetar, ia dolem te fitojme kunder koalicionit te LDK, PDK dhe AAK, te gjithe bashke dhe jo vetem. Ia siguruam Shpendit edhe nje mandat e qytetit edhe 4 vite progres!

Ne garen per asamble u beme subjekti me i votuar ne kryeqytet. I shtuam radhet nga 10 ne 17, dhe keshtu ia lehtesuam Shpendit krijmin e shumices. E beme me krahe 🙂

Ne Qershor, ne zgjedhjet parlamentare, e arritem te paimagjinueshmen! E beme per here te pare ne histori nje levizje socialdemokrate subjektin me te votuar ne kryeqender, me 42 % te votave! I lam prapa edhe LAA-se edhe PAN-it!

2017-ta ishte vit I fitoreve te medha te Levizjes Vetevendosje ne Prishtine!

Keto fitore u mundesuan nga konsistenca politike, parimesia e integriteti i lidershipit te organizates sone, nga puna e palodhshme e Shpendit dhe ekipit te tij, por edhe nga organizimi jone si strukture me qindra aktivist punetore, te dijshem, te perkushtuar e vetemohues te sistemuar lagje me lagje, e fashat me fshat.

Ju falenderoj te gjithe juve qe u bete krahe ne kete sukses te organizates, e ne kete progres te shoqerise. Si kryetar i Qendres se LVV ne Prishtine do te ndihem krenare per jete qe kisha privilegjin e te qenurit krahperkrah me ju ne keto beteja!

Sot, pas ketyre fitoreve, duhet te jemi te vetedijshem se kemi hy ne nje etape te re, ne nje nivel te ri, dhe organizates sone ne Prishtine i duhet energji e re! Duke qene I bindur se organizaten po e le me plot lidere potencial sot me kenaqesi e dorezoj detyren time si kryetar i organizates ne Prishtine!

Ju faleminderit per perkrahjen dhe respektin pergjate ketyre viteve dhe u pafshim, bashke, ne sfidat e radhes!

Komentet

Shto koment

Të ngjashme