Veturat zyrtare bllokojnë rrugët e Prishtinës

Veturat zyrtare bllokojnë rrugët e Prishtinës

04 dhjetor 2017 14:49

Zyrtarët e shtetit me veturat e tyre shpesh bllokojnë rrugët, jo vetëm në kryeqytet.

Dy të tilla sot kanë penguar qarkullimin e veturave, por edhe të këmbësorëve në rrugën “Qamil Hoxha”.

Duke qenë se në këtë rrugë në qendër të kryeqytetit, gjenden restorante ushqimi, zyrtarët e shtetit parkojnë veturat aty derisa të njëjtit ta përfundojnë drekën e që në shumë raste zgjat më shume se një orë, transmeton KosovaPress.

Dy vetura me regjistrim zyrtar sot janë parkuar në këtë rrugë shumë të frekuentuar duke bërë që qarkullimi i veturave të vështirësohet.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme