KRU “Prishtina”: Kontraktorët e Komunës dëmtojnë gypin, Kalabria mbetet pa ujë Foto: Koha / ilustrim

KRU “Prishtina”: Kontraktorët e Komunës dëmtojnë gypin, Kalabria mbetet pa ujë

02 dhjetor 2017 22:21

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton se sot në orët e mbrëmjes, kontraktorë të Komunës së Prishtinës, duke pastruar prrockën te ura në rrugën “Rexhep Krasniqi”, të njëjtit kanë dëmtuar gypin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Si pasojë e këtij dëmtimi është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në pjesën më të madhe të lagjes Kalabria.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit, por për shkak të dëmit të madh të gypit si dhe pozicionit të vështirë për punë prishja nuk mundë të rregullohet deri nesër pasdite”, ka thënë KRU “Prishtina” në njoftimin për media.

Kompania në fjalë kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme