Gjendja në shkollën “Xhavit Ahmeti” shqetëson prindërit e rreth 1 mijë nxënësve

03 dhjetor 2017 12:02

Inventari i vjetërsuar dhe mungesa e pastërtisë në ambientet e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në lagjen Vreshtat të kryeqytetit ka shqetësuar prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Në këtë shkollë, ku janë rreth 1 mijë nxënës, prindërit thonë se fëmijët nuk kanë ku të ulen pasi sipas tyre karriget dhe bankat janë në gjendje të mjerueshme.

Ata kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e shkollës edhe për mirëmbajtjen e objektit dhe tualeteve. Drejtori i shkollës, Xhavit Berisha në anën tjetër deklaron se shqetësimet e prindërve i kanë marrë parasysh.

Sipas tij, tashmë kërkesën e kanë dorëzuar në Komunën e Prishtinës. Në anën tjetër nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se janë në dijeni për problemet dhe se inventari do të rregullohet me tenderin e ri për nevojat e shkollave.

Shkolla “Xhavit Ahmeti” bën pjesë në shkollat e reja të ndërtuara në mandatin e dytë të ish-kryetarit Isa Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme