Ahmeti ka pak gjasë që të përmbushë shpejt zotimin e parë, për faturat e bërllokut

01 dhjetor 2017 22:06

100 zotime i ka dhënë Shpend Ahmeti për mandatin e dytë në krye të Prishtinës. Numër një është Prishtina e pastër.

Këtë, Ahmeti synon ta arrijë me një reformë, që si pikë nisje ka bartjen e pagesës për mbeturina nga Kompania Regjionale “Pastrimi” tek Komuna, nga 1 janari i 2018-s.

Derisa ka vetëm 31 ditë deri në ditën kur premtimi është thënë se do të zbatohet,ende nuk është bërë hapi i parë në këtë drejtim. Komuna e Prishtinës dhe “Pastrimi” ende nuk kanë ndonjë marrëveshje.

Komuna madje ende nuk ka deklaruar nëse çështjen e grumbullimit do ta fusë në tenderim.

Madje në Kompaninë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga komuna për këto ndryshime.

Pasi i ka bërë ftesë komunës që të ulen për të diskutuar lidhur me këtë, Arbnore Ademi ka njoftuar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ata do të vazhdojnë me inkasimin krahas komunës.

Por, Tahiri është i bindur se qytetarët nuk do të marrin fatura nga “Pastrimi”, por vetëm nga komuna. Me Rregulloren e re Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave, inkasimi i pagesës për mbeturina parashihet të bëhet në komunë, duke i mundësuar kësaj të fundit që për shërbime të caktuara të kontraktojë edhe operatorë të tjerë pos kompanisë “Pastrimi”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë për 038 se do të nisim me reformë në janar por puna do të përfundojë në prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme