Asnjë aktakuzë tash një vit e gjysmë nga vdekja tragjike e dy fëmijëve në Kolovicë

01 dhjetor 2017 19:27

Prindërit e Florentit dhe Florentinës, të cilët humbën jetën aksidentalisht në një gropë të thellë me ujë krejt afër shtëpisë së tyre, nuk e kanë menduar asnjëherë se zgjidhja e këtij rasti do të zvarritet kaq shumë, e fajtorët të mos dalin para drejtësisë.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, e cila edhe pas një viti e gjysmë ende është e freskët, familja duhet të përjetojë edhe neglizhencën e organeve të drejtësisë, të cilat nuk kanë marrë ndonjë veprim konkret për t’i gjykuar fajtorët, raporton KTV.

Babai Muhamedi thotë se asnjëherë nuk është ftuar për intervistë madje as nga policia për ta treguar se si ndodhi që dy fëmijët e tij humbën jetën.

Muhamedi, i cili kryen punën e taksistit përveç prokurorisë, është i zhgënjyer edhe me komunën.

Avokati i kësaj familjeje tashmë ka ngritur pesë kallëzime penale ndaj kryetarit Shpend Ahmeti, Drejtorit të Inspektoratit, drejtorit të departamentit të kësaj drejtorie si dhe ndaj dy pronarëve të kompanisë e cila kishte kryer punime në vendin ku humbën jetën këta dy fëmijë.

As kërkesa për kompensim të dëmit ndaj kësaj familjeje ende nuk është zgjidhur nga ana e Gjykatës Themelore.

Nëse Prokuroria vazhdon ta neglizhojë këtë çështje, mbrojtja e kësaj familjeje paralajmëron ankesë ndaj Prokurorëve.

Kohavisioni i ka dërguar pyetje Prokurorisë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje se deri ku kanë shkuar hetimet.

Sidoqoftë, javë më parë, prindërit Muhamedi dhe Elhamja i janë gëzuar ardhjes në jetë edhe të një vajze, të cilën e quajtën Sara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme