Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeverisja e re në Prishtinë sërish peng i shumicës në Kuvend

Qeverisjes komunale të Prishtinës, të udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti, në mandatin e dytë i nevojiten edhe pesë këshilltarë të tjerë për ta krijuar shumicën në Kuvendin Komunal.

Ky organ përbëhet nga 51 këshilltarë dhe për ta krijuar shumicën subjektit fitues i duhen 26 këshilltarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga zgjedhjet e sapopërfunduara, Vetëvendosje në KK zë vend me 17 këshilltarë, ndërkaq partneri i koalicionit, AKR-ja me 4. Për ta krijuar shumicën, qeverisjes komunale i nevojiten edhe së paku pesë këshilltarë të partive të tjera politike, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten, drejtues të VV-së nuk janë treguar të gatshëm që të deklarohen publikisht në lidhje me marrëveshjet që mund të bëjnë me partitë politike për krijimin e shumicës në KK. Që prej një jave, gazeta ka kërkuar përgjigje nga kabineti i kryetarit Ahmeti, në lidhje me këtë çështje, por ata kanë zgjedhur të heshtin, duke mos u përgjigjur në pyetjet e adresuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.