Përkujdesje e Spitalit Amerikan për të rinjtë e SOS Fshatrave

Përkujdesje e Spitalit Amerikan për të rinjtë e SOS Fshatrave

30 nëntor 2017 14:42

Spitali Amerikan ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me SOS Fshatrat, i cili ka qëllim të ofroj përkujdesje ndaj të rinjve pa përkujdesje prindërore në SOS Fshat.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Novrus Caushaj tha se me këtë marrëveshje të nënshkruar nga sot do të ofrojnë përkujdesje mjekësore për të rinjtë pa përkujdesje prindërore dhe për stafin e fshatit SOS.

“Ne si Spital Amerikan japim përkujdesjen tonë për të rinjtë pa përkujdesje prindërore, gjithashtu kjo është edhe për stafin e fshatit SOS. Politikat e kompanisë sonë janë të tilla që jo vetëm të shesim shërbimin shëndetësor por edhe të jemi pran të gjitha shtresave apo sipërmarrjeve të tilla të cilat ne i bashkohemi si ide i bashkohemi me zemër, i bashkohemi edhe me veprime konkrete siç jemi bashkë me Sindikatat e Bashkuara, siç jemi bashkë me Handikosin ashtu edhe me fshatin SOS, jeni të sigurt se nga ne do ta keni një ndihmë shumë të madhe dhe do jemi bashkë me ju për të realizuar një mision i cili është me të vërtet human”, tha Caushaj, transmeton kp.

Sipas tij në kuadër të këtij memorandumi Spitali Amerikan për të rinjtë e fshatit SOS ofrohen edhe vende pune varësisht nga aftësitë e tyre në përshtatje me atë çka ofron ky spital.

Ndërsa, drejtoresha nacionale e SOS Fshatrave, Nezahat Salihu duke falënderuar Spitalin Amerikan për këtë mbështetje tha se SOS Fshati ka nevojë për përkrahje pasi që ajo edhe jeton nga donacionet e tilla.

Këtë marrëveshje ajo e konsideroi si një hap të parë për një përkujdesje më të mirë ndaj të rinjve të SOS Fshatrave, duke shpresuar në rritjen e përkrahjes për këta fëmijë gjatë viteve në vijim.

“Ne iu falënderojmë për iniciativën që keni marrë. Kjo është veç një hap i parë, ne shpresojmë që në të ardhmen do të kemi një përkrahje me të madhe për arsye se këta janë fëmijët tanë sepse kanë nevojë për përkrahjen e të gjithëve, kështu që unë shpresoj që fëmijët tanë do të kenë përkujdesje shëndetësore më të mirë, dhe besoj që në vitet në vijim kjo përkrahje të do të jetë edhe më e madhe”, tha Salihu.

Ndërsa, iniciativën për punësim të të rinjve në Spitalin Amerikan, Salihu e sheh si një ndihmesë ndaj SOS Fshatit duke besuar që edhe kompanitë tjera do të ofrojnë këso mundësi për këta të rinj.

Ndryshe, marrëveshje e nënshkruar nga Spitali Amerikan dhe SOS Fshatrat përfshinë donacion për të rinjtë pa përkujdesje prindërore në të cilin përfshihet : Chek Up për fëmijët, RTG dhe Ultratingull sipas nevojës, ligjërata me gjashtë tema të ndryshme nga mjekët e Spitalit Amerikan

Komentet

Shto koment

Të ngjashme