Festat e Nëntorit në kryeqytet Foto: Koha

Festat e Nëntorit në kryeqytet

28 nëntor 2017 15:59

Qysh nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë gjithçka ishte kuq e zi. Po festohet 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët e Kosovës kanë edhe ditë tjera.

Është 20 vjetori i daljes publike të UÇK-së si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Andaj çdo vit e më shumë kjo festë po bëhet kuptimplote. Në kryeqytet ndonëse pa organizim institucional festë ka. Secili në mënyrën e vet po festojnë festat e nëntorit.

Në sheshin kryesor të Prishtinës është hapur panairi tashmë tradicional “Unë blej shqip, po ju?”.

Qytetarë anekënd Kosovës kanë ardhur në Prishtinë për të promovuar produktet vendore.

E për festat e Nëntorit nuk ka se si të mos jenë prezent veshjet kombëtare, të punuara me dorë.

Duda Sylejmani ka ardhur nga Prizreni që të ekspozojë punimet e këtyre veshjeve dhe pret që të shes shumë nga to.

“Unë e kam dyqanin në Prizren të teshave kombëtare, kam ardhur këtu për panair të organizuar më rastin e festes së 28 nëntorit . Tani për tani nuk kemi shtije të veshjeve më vone pritet të ketë , këto veshje i punoj unë vet”, tha Sylejmani.

Armond Gjeloshaj kishte ardhur nga Shqipëria për të ekspozuar prodhimet e qumështit, tha për KosovaPress se ky panair ka një rëndësi të veçantë sepse organizohet bashkë nga dy shtetet.

“Jam përfaqësues i një punishtes së qumështit të Malësisë së madhe të Shqipërisë dhe si çdo vite vime këtu për panairin e fund vitit, është i katërti vite që marrim pjese. Është panair i veçantë se e organizojmë dy shtet bashkë dhe ka atë rendësin e vet”, tha Gjeloshaj.

Era Subashi e cila ka ardhur nga Tirana tha se është hera e katërt që merr pjese në këtë Panair dhe seështë e kënaqur më prezantimin e produkteve ë i prodhon vet ajo.

“Kemi fabrikën e vajit të ullirit, bëjmë përpunimin e tij pra këtu kemi vetëm vaj ulliri dhe vaj ulliri të përzier me erza pra të gjitha i bëjmë vet praktikisht. Është hera e katërt pra që besoj ne marrim pjese që nga fillimi iu hapjes së panairit”.

Nga Australia e largët pas 18 vitesh kishte ardhur në Prishtinë edhe një shqiptar me prejardhje nga Ulqini.

Rifat Divani tha për KosovaPress tha se ndihet shumë i kënaqur se si po kremtohet kjo festë dhe është pajisur më veshje të ndryshme nga pahiri.

“Vij nga Australia. Qe 18 vite nuk kam qenë në Kosovë si dhe po më pëlqen mënyra e kremtimit të festes së 28nëntorit. Unë jam nga Ulqini dhe për këtë festë kam ardhur në Kosovë dhe më pëlqen shumë si dhe kemi marr veshje të ndryshme këtu”, tha Divani.

Për KosovaPress ka folur edhe ish-boksieri Aziz Salihu.

Sipas tij kjo festë ka një rëndësi të veçantë dhe është shprehur i kënaqur që po e sheh popullin të bashkuar kështu duke festuar sepse sipas tij është bërë boll më mashtrime dhe gënjeshtra

“Ne e kemi këtë festë 28 Nëntori ku festohet në gjithë boten, me diasporë e me Shqipëri, Kosovë dhe ku ka shqiptarë e festojnë. Është kënaqësi që po shoh njerëz dhe popull sa më shumë të kënaqur dhe të bashkuar, boll më me këto politika, boll më me këto mashtrime, gënjeshtra. Ne duhet t’i çmojmë ata që e kanë sjellur këtë liri, ata duhet përmendur sa më shumë që e kanë sjelë r këtë liri, këtë kënaqësi dhe kisha pasur dëshirë që gjithmonë të jemi kështu rehat të jemi bashkë më të mos kemi lufta palidhje sepse nuk kanë fëmijët faj nuk ka askush faj por mos të bëjmë edhe në mes veti, kombet të jemi të barabartë të dojmë njeriun që vlen që ka bërë diçka”, tha Salihu.

E kënaqur me panairin është shprehur edhe Sylbije Sahiti kryetare e shoqatës “Parajsa e jonë” që merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve.

“Qysh nga pas lufta merrem më kultivimin e luleve, përpunimin e pemëve dhe perimeve më punëdore me grat e shoqatës kështu që jam aktive në panair që nga fillimi që ka filluar organizimin komuna e Prishtinës për 28nëntorit jam pjese marrëse rregullisht. ‘Blej shqip’ është një panair që tregon se jemi prodhues vendor dhe komuna e Prishtinës ka bërë hapa të mirë më përkrahje gjithmonë. Festën e 28 Nëntorit ne duhet gjithmonë me festu sepse kjo festë tregon që kanë derdhur njerëzit shumë gjak për ta pasur këtë flamur kombëtar kështu që është një festë që ja vlen për tu festuar jemi shumë të lumtur për këtë festë. Pra ne e festojmë rregullisht, shesim rregullisht, blejmë rregullisht do të thotë ‘blej shqip’ është një fjale shumë e mirë”, tha Sahiti.

Edhe për Shukri Retkoceri nga Ferizaj 28 Nëntori është një ditë e madhe për kombin shqiptar, pasi që sipas tij përveq përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Flamurin kuq e zi populli shqiptar e ka larë dhe paguar me gjak këtë flamur e ka ngritur Ismail Qemaili me Isa Boletinin e Kosovës në Vlorë, ditë e madhe, festë e kombit shqiptar, njëherit është edhe dita e ditëlindjes së komandanti Adem Jashari”, tha Retkoceri.

Në mbrëmje për festën e Flamurit në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet një koncert me këngëtarë të ndryshëm. Koncerti është organizuar nga komuna e Prishtinës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme