Në tri komuna të rajonit të Prishtinës mbahen aktivitete sportive e kulturore për nder të 28 Nëntorit Foto: Koha / ilustrim

Në tri komuna të rajonit të Prishtinës mbahen aktivitete sportive e kulturore për nder të 28 Nëntorit

28 nëntor 2017 14:45

Tri komuna të rajonit të Prishtinës kanë nisur aktivitete për shënimin e Ditës së Flamurit që prej 23 nëntorit.

Komuna e Podujevës ka organizuar turne në futboll e basketboll dhe disa aktivitete kulturore për këtë ngjarje.

Më 27 nëntor është organizuar turneu memorial “Avni Demiri” në basketboll ku kanë marrë pjesë ekipe nga Kosova.

Ndërsa, të martën është mbajtur turneu në futboll të vogël i femrave në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu”, raporton korrespodenti i Grupit KOHA.

Pjesëmarrës kanë qenë ekipet nga Kosova (KFF “Llapi”, KFF “Intelektualet” Gjilan , KFF “Vizioni” Ferizaj, KFF “13 Qershori” Therandë, KFF “Kosova” e Prishtinës dhe KFF “Dukagjini” Klinë.

Në hollin e teatrit “Avdush Hasani” është hapur ekspozita e punimeve artizanale e më vonë edhe ora e madhe letrare, në kuadër të takimeve “Kadri Kadriu”. Po në këtë teatër është mbajtur edhe një koncert nga shkolla e kitarës “Mirela”.

Komunarët e Obiliqit e kanë nisur shënimin e Ditës së Flamurit me homazhe për dëshmorët e rënë në luftën e UÇK-së para pllakës përkujtimore të dëshmorëve në Obiliq e më vonë është bërë edhe zbulimi i plakës përkujtimore të dëshmorëve të Familjes Rama gjatë Luftës së UÇK-së. E programi qendror është mbajtur në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Ndërsa, Komuna e Fushë-Kosovës e ka përfunduar aktivitetet për këtë Festë më 24 nëntor. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me shkollat e kësaj komune kanë organizuar program kulturo-sportiv në sallën e sporteve në Fushë-Kosovë më 20 deri më 24 nëntor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme