Ahmeti: Do të përmbushim 100 zotimet, në Prishtinë ka ende nevojë të luftohet krimi

Ahmeti: Do të përmbushim 100 zotimet, në Prishtinë ka ende nevojë të luftohet krimi

26 nëntor 2017 19:54

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar simpatizantët e Vetëvendosjes që të festojnë me dinjitet dhe pa arrogancë pasi u konfirmua si kryetar i kryeqytetit, pas numërimit të votave me kusht.

Ai ka garantuar qytetarët në shesh të Prishtinës se do t’i realizojë 100 zotimet e thëna në fushatë.

Ahmeti ka shtuar se “në Prishtinë ende ka nevojë të luftohet krimi dhe korrupsioni”.

I pari i Prishtinës ka thënë se para katër vitesh qytetarët kishin vendosur për ndryshimin në kryeqytet dhe këtë herë vendosën për ta mbrojtur.

Në emër të partisë në koalicion për Prishtinën, Aleancës Kosova e Re, deputeti Islam Pacolli ka thënë se janë të lumtur për fitoren.

“Të gjithë u bënë bashkë kundër nesh, por nuk arritën ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme