Vetëvendosje feston sonte në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Vetëvendosje feston sonte në Prishtinë

26 nëntor 2017 15:50

Lëvizja Vetëvendosjes ka konfirmuar fitoren në Prishtinë dhe Prizren, duke thënë se do të vazhdojnë me fitore nëpër komuna tjera, siç thanë ata për ta ç’kapur shtetin e kapur dhe për të vazhduar me zhvillimin e komunave.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një komunikate për media, ka thënë se prej sot do të fillojë në bashkimin e të gjithë atyre që janë për reforma dhe qeverisje pa korrupsion.

Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët që të vinë dhe të festojnë sonte në shesh, duke filluar nga ora 19:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme