Prishtinën e fiton Ahmeti edhe pas numërimit të votave me kusht

Prishtinën e fiton Ahmeti edhe pas numërimit të votave me kusht

26 nëntor 2017 14:37

Në QNR ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.

Kandidati i LVV-së, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar aktual i komunës, ka dalë fitues edhe pas numërimit të këtyre votave ndaj kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.

Ahmeti mori 861 prej votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa Abrashi 733.

Me rezultatin e sotëm, diferenca mes dy kandidatëve për Prishtinën ka shkuar në 365, në krahasim me 237 vota sa ishte diferenca mes tyre në rezultatet e para preliminare të KQZ-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Londra 27/11/2017 09:59

Urime Shpendit kryetarit ma te mire ne Kosov per fitore. E meritove plotesosisht .

Shto koment

Të ngjashme