Gjini për Prishtinën: Mund të ketë përmbysje të rezultatit

Gjini për Prishtinën: Mund të ketë përmbysje të rezultatit

22 nëntor 2017 21:01

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka folur për garën e Komunës së Prishtinës dhe diferencën e ngushtë në mes të kryetarit aktual, Shpend Ahmetit nga VV dhe kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.

Ai mendon që ka mundësi që në Prishtinë të ketë përmbysje të rezultatit.

Sipas Gjinit, nën qeverisjen e Ahmetit nuk është bërë sa duhet dhe sa ka pasur mundësi të bëhet.

“Mundësitë e jashtëzakonshme që i ka Prishtina si kryeqytet yni, me një buxhet që kalon dhjetëfish mundësitë buxhetore të komunës së dytë, që është Prizreni, dhe të tretës që është Gjakova, mendoj se është bërë pak”, ka thënë ai.

“E kuptoj sa me rëndësi janë kiflet për dikë që nuk ka para për të ngrënë, por kryetari i kryeqytetit m’i përmend 100 herë kiflet... është pak problem për mua”, përfundoi Gjini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme