Komunës së Prishtinës i kërkohet shfuqizimi i vendimit për ndarjen e pronës për kishën ortodokse

Komunës së Prishtinës i kërkohet shfuqizimi i vendimit për ndarjen e pronës për kishën ortodokse

17 nëntor 2017 06:30

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Parlamenti Studentor i janë drejtuar Kuvendit Komunal të Prishtinës me kërkesën që të revokojë vendimin e ish-Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës, të datës 26.9.1990, me të cilin, sipas tyre, në mënyrë të kundërligjshme i është ndarë tokë nga hapësira universitare për ndërtimin e kishës ortodokse serbe.

Nëpërmjet një komunikate për media, Këshilli Drejtues i UP-së dhe Parlamenti Studentor kanë theksuar se shfuqizimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë zgjidhjes ligjore të problemit dhe do të mundësonte rikthimin e pronës në shfrytëzim të UP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues i UP-së ka formuar grup të veçantë punues që të ndjekur këtë çështje në rrugë ligjore deri në kthimin përfundimtar të kësaj prone në shfrytëzim të këtij institucioni. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme