Arbëri

Termokosi sanon problemin teknik, rikthehet furnizimi me ngrohje

Termokos njofton konsumatorët, se pas problemeve teknike që ndikuan në ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ngrohje, falë angazhimit të ekipeve të kompanisë është rikthyer furnizimi i rregullt me ngrohje.

“Kemi filluar me marrjen e sasive të para të avullit nga Termocentrali “Kosova B” për prodhimin e energjisë ngrohëse, e cila shumë shpejt do të arrijë tek të gjithë konsumatorët tanë. Është sezoni i katërt ngrohës, që prej funksionalizimit të sistemit të kogjenerimit dhe furnizimit me energji termike nëpërmes këtij sistemi, i cili ka funksionuar pa kurrfarë problemi deri më tani. Ky është problemi i parë i shfaqur deri më tani në sistemin e kogjenerimit, andaj shpresojmë në mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve tanë”, thuhet në komunikatë.