Punëtorët teknikë të 6 shkollave hyjnë në grevë, thonë se Komuna e Prishtinës nuk ua ndau pagat

Punëtorët teknikë të 6 shkollave hyjnë në grevë, thonë se Komuna e Prishtinës nuk ua ndau pagat

13 nëntor 2017 16:36

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se që nga nesër me të gjithë punëtorët teknikë të gjashtë shkollave të Prishtinës, do të hynë në grevë.

Sipas një njoftimi të Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, pas protestës së të premtes që bënë punëtorët teknikë të gjashtë shkollave të Prishtinës, kompania “MSS” kreu obligimet e veta ndaj punëtorëve, mirëpo, komuna e Prishtinës, edhe përkundër premtimit publik se ajo do t’i kryej obligimet e veta, këtë nuk e bëri.

“Vetë nënkryetari i Komunës të premten deklaroi se ‘nëse nuk paguhen pagat, unë vet do të solidarizohem me ju’, po i njëjti sot deklaroi se nuk mund t’i kryej obligimet”, thuhet në njoftim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme