Arbëri

Ahmeti prezanton idenë për park qendror në hapësirën mes Katedrales e Filologjikut

Në kuadër të investimeve për ndërtimin e parqeve, do të jetë edhe Parku Qendror i Qytetit, në hapësirën mes Katedrales “Nënë Tereza” dhe Fakultetit Filologjik.

“Ndërtimi i këtij parku do të nisë në fillim të vitit 2018. Duam që sa më shumë t’i rrisim hapësirat e gjelbra brenda qytetit, ashtu që të ndikojmë edhe në uljen e nivelit të ndotjes së ambientit. Gjatë mandatit të parë kemi mbjellë 12 mijë fidanë, kurse për mandatin e radhës planifikojmë t’i mbjellim edhe 25 mijë të tillë”, u shpreh Ahmeti.

Ky park do të jetë një nga ambientet më atraktive brenda Prishtinës, sidomos kur të zgjatet sheshi kryesor i qytetit deri tek Katedralja.