Kërkohen sinjalizime që do të pengonin aksidentet në rrugën “Abdyl Frashëri”

Kërkohen sinjalizime që do të pengonin aksidentet në rrugën “Abdyl Frashëri”

08 nëntor 2017 10:22

Rruga “Abdyl Frashëri” në Prishtinë kërkon zgjidhje emergjente, sipas qytetarëve të lagjes “Aktash”.

Qytetarët përmes një letre dërguar në Koha.net kanë kërkuar zgjidhje emergjente sepse, sipas tyre, ky kryqëzim është përherë i rrezikshëm për aksidente trafiku.

“Nuk janë të rralla rastet kur veturat që vijnë nga të dyja anët shmangin përplasjen mes vete për punë çastesh a sekondash”, thuhet në letrën e qytetarëve që propozojnë një pasqyrë të madhe që mundëson pamje nga të dy anët e rrugës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme