Arbëri

Tre kunja bllokojnë shtatë familje në “Dardani”

Së paku shtatë familje dhe tri lokale afariste janë bllokuar sot kur janë vendosur tre kunja në rrugën “Xhemajl Mustafa” në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Bllokimi i rrugës së vetme për qarkullim me makina të kësaj pjese ka bërë që tri shtëpi të mbesin pa qasje në rrugën kryesore, fare pranë semaforëve.

Një banor i kësaj ane është ankuar në adresë të portalit Koha.net, duke thënë se ndjehen të pasigurt në rast të ndonjë fatkeqësie.

“Na është bllokuar qasja e përditshme, por përveç kësaj, çka nëse nesër do të kemi nevojë për një ndihmë të shpejtë apo në rast të ndonjë fatkeqësie për një makinë të zjarrfikësve”, ka thënë ky banor.

Ironia e krejt kësaj ngjarje është se banorët nuk janë njoftuar fare për vendosjen e kunjave, rrjedhimisht u janë bllokuar edhe makinat e tyre personale në pjesën që nuk ka tjetër dalje.

{gallery}