Ahmeti gjen fajtorin e tollovisë në komunikacion, thotë se nesër do të gjendet zgjidhja

Ahmeti gjen fajtorin e tollovisë në komunikacion, thotë se nesër do të gjendet zgjidhja

06 nëntor 2017 21:39

Kreu aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat ka thënë se këto ditë Prishtina është përballë me tollovi në trafik në disa pjesë të qytetit në orë të caktuara për shkak të një ndryshimi që ka bërë QKUK-ja.

“Ky institucion ka vendosur rampa të reja në hyrje dhe ju ka dhënë kartela punëtorëve të QKUK-së për të kaluar pa pagesë. Për shkak të përdorimit të ri të kartelave në mëngjes kur këta punëtorë po shkojnë në punë, kjo po shkakton tollovi deri në Veternik e po ashtu edhe në Lagje të Spitalit. E njëjta po ndodhë edhe në orët e pasdites në ndërrimet e tjera”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij në Facebook.

Ahmeti ka thënë tutje se kanë diskutuar me policinë që nesër së bashku me inspeksionin dhe në diskutime me QKUK të bëhet një zgjidhje tjetër sepse këso tollovi nuk duhet dhe nuk bën të shkaktohen nga një rampë e re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme